Wednesday, February 17, 2016
Pas fyerjeve Hashim Thaçi i kthehet rolit të kandidatit për President
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i cili mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm pasi ka bërë deklarata të ashpra ndaj opozitës menjëherë pas përfundimit të protestës. Atij duket se i është kujtuar që është kandidat për President dhe menjëherë ka zbutur tonet kur ka postuar një status në Facebook. Ai ka lëvduar qytetarët të cilët kanë protestuar të mënyrë të qetë. Ndihem krenar me festimet dinjitoze të qytetarëve tanë në Ditën e Pavarësisë. Kjo ditë sublimon përpjekjet e gjata të gjeneratave të tëra që u sakrifikuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Po ashtu vlerësoj lart qytetarët që protestuan në mënyrë të qetë. 17 shkurti është ditë në të cilën të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partiak dhe etnik. Jam krenar me qytetarët dhe shtetin e Kosovës. HTH
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment